Aktorët Olta Gixhari dhe Kastro Zizo janë përfolur shumë që në daljen e filmit “Pharmakon”, për shkak të skenave erotike dhe fjalëve të pista që kanë interpretuar së bashku.
Olti Curri ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” një sekuencë të shkurtër nga filmi në fjalë, ku shkruan: “Skena që u përfol shumë që në daljen e filmit “Pharmakon” nga Joni Shanaj. Interpretuar nga Olta Gixhari dhe Kastro Zizo. Një skenë mbushur me ankth, erotizëm dhe fjalë ofenduese”.