Një 19-vjeçar, i cili u arrestua pasi qëlloi tre herë pas shpine një taksisti 44-vjeçar dhe më pas e grabiti, ka bërë bujë në Turqi.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 31 janarit në Izmir, kur 44-vjeçari Oguz Erge është ndalur për të marrë 19-vjeçarin. Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë 44-vjeçari ndalon në vendin ku 19-vjeçari i kërkoi dhe e informon se kanë mbërritur në destinacion.
19-vjeçari e pyeti se sa para i detyrohet dhe përpara se 44-vjeçari të përgjigjet, ai qëllon tre herë.
Pasi e vret, 19-vjeçari ulet tek sedilja e parë duke kërkuar para në taksi dhe ndërkohë që taksisti po rënkonte, ai e gjuan në fytyrë dhe i thotë “nuk duhet t’i besosh të gjithëve”.
Nga hetimet e policisë u zbulua se 44-vjeçari, kur është ndalur për të marrë 19-vjeçarin, ka shprehur mospëlqimin që ai kishte vendosur maskë në fytyrë. “Jam i sëmurë, prandaj e kam veshur”, i tha 19-vjeçari. Taksisti i thotë se “askush nuk do t’ju marrë nëse mbani maskë”, ndërsa i riu e pyet: A duhet t’i lini njerëzit në rrugë në një mot të tillë? Është acar.
44-vjeçari u dërgua i plagosur rëndë në spital dhe pak orë më vonë u nënshtrua plagëve të marra, siç njoftoi ministri turk i Shëndetësisë.
Pasi u njoftua policia, oficerët shqyrtuan 110 orë pamje nga 70 kamera sigurie dhe përfundimisht gjetën 19-vjeçarin. Në banesën ku u arrestua u gjetën arma, karikatorët dhe paratë që kishte vjedhur. Në deklaratën e tij të parë, 19-vjeçari dyshohet se ka thënë se nuk ka hyrë në taksi me qëllim grabitjen, por se ajo që ka ndodhur, ndodhi spontanisht.
İzmir’de, soğukta üşümesin diye araca aldığı yolcu tarafından saldırıya uğrayan şoför, 3 kurşunla ağır yaralandı.
— ibrahim Haskoloğlu (@haskologlu) February 1, 2024
Saldırgan, vurduktan “Bazı insanlara güvenmeyeceksin” dedi.
pic.twitter.com/u4pUv74IiQ