Sipas kryetarit të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, populli shqiptar ka shumë arsye për të protestuar, duke filluar nga arsimi te bujqësia, nga ekonomia deri te shëndetësia.

Në një postim në Facebook, Duka shkruan se "protesta është jo thjesht një mjet për të sjellë opozitën në pushtet, por e vetmja rrugë për të fituar guximin."

“Nëse qytetarët do të fitojnë guximin për të kërkuar atë që iu është mohuar pa të drejtë, bashkë me të, do të gjejnë edhe shpresën,” e mbyll postimin e tij në Facebook Duka e shoqëruar me një video ku ishte i ftuar në një studio televizive.