Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.

Drejtuesi i një “Ford”-i ka përplasur me automjet një punonjës të Policisë së Qarkullimit Rrugor, pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur lehtë efektivi Gentian Hoxhalli.

Ai është transportuar në SRD, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprimet e mëtejshme.

Njoftimi i policisë për ngjarjen: