Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Vllazerimi” në Durrës.

Sipas burimeve, drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin e makinës, duke përfshirë në aksident gjashtë mjete të tjera.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa në zonë u shkaktua trafik për disa minuta.

Policia po vijon hetimet për shkakun e saktë të ngjarjes dhe apelon për kujdes maksimal drejtuesve të mjeteve në këtë zonë.