Një aksident ku është përfshirë një autobus me pasagjerë sapo ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Fllakës.
Autobusi i mbushur plot me pasagjerë është përplasur me trafikndarësen.
Drejtuesi i autobusit ka qenë në korsinë e parakalimit në momentin kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur.
Nga të dhënat e para, “DurrësLajm” mëson se janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa pasagjerët janë transportuar me mjete të tjera.





