Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Bisht-Kamëz, ku sipas burimeve të Durrës Lajm, një automjet, i drejtuar nga një shtetase shqiptare, është përplasur me një gjedh. Si pasojë e përplasjes, automjeti ka shpërthyer në flakë.

Durrës Lajm mëson se, drejtuesja e mjetit ka pësuar lëndime në krah dhe trup dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe një zjarrfikëse, e cila ka ndërhyrë për fikjen e flakëve.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.