Një aksident ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në rrugën “Taulantia”, ku një makinë është përplasur me një motor që drejtohej nga një 17-vjeçar.
Nga aksidenti u lëndua lehtë 17-vjeçari si dhe një 16-vjeçar që ishte pasagjer në motomjet, ndërsa nisi procedimi penal për dy drejtuesit.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin 19 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte në rrugën “Taulantia” është përplasur me motomjetin me drejtues një 17-vjeçar. Nga aksidenti u dëmtua drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 16 vjeç; ky i fundit, pas asistencës mjekësore në spital, u largua në banesë.“, informon policia.
Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, ndaj 17-vjeçarit nisi procedimi penal për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.





