Anija ruse e mallrave “Ursa Major” u mbyt në Detin Mesdhe midis Spanjës dhe Algjerisë. Ministria e Jashtme ruse njoftoi sot se dy anëtarë të ekuipazhit të saj janë të zhdukur.

Anija u mbyt pas një shpërthimi që ndodhi në dhomën e motorit. 16 anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar dhe dërguar në Spanjë.