Futbollisti shqiptar Anis Mehmeti ishte protagonist në fitoren që Bristol City arriti me shifrat 3-1 kundër Southampton për llogari të javës së 32 në Championship.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare dha asistin në golin e parë të realizuar nga Bell në minutën e 52’.
Mehmeti kombinon bukur në krahun e djathtë të sulmit me Taner, i cili ia kthen sërish topin shqiptarit, që hyn në zonë dhe i jep një top fantastik Bell. I vetëm me portierin sulmuesi e shtyn në rrjetë duke zhbllokuar rezultatin.
Ky ishte asisti i parë në kampionat për Mehmetin, që ka shënuar edhe një gol në 24 ndeshje të aktivizuara.
Në minutat e mbetura Bristol shënoi edhe dy gola të tjerë duke i dërguar shifrat në 3-0, ndërsa në shtesë Armstrong kovertoi në gol një penallti për Southampton dhe gjithçka u mbyll në 3-1.
Me ketë fitore Bristol ngjitet në kuotën e 44 pikëve në vendin e 11 dhe e sheh veten 4 pikë larg play-off për t’u promovuar në Premier League.





