Armando Sadiku ka shënuar golin e radhës në Indi, në fitoren 3-0 që Mohun Bagan mori ndaj Jamshedpur.
32-vjeçari e nisi nga stoli ndeshjen në shtëpi përballë Jamshedpur, duke u futur në fushë në minutën e 70’.
Dhjetë minuta më vonë Sadiku e dërgoi topin në rrjetën kundërshtare duke vulosur triumfin me “tris” të skuadrës së tij.
Ky ishte goli i pestë në kampionat me fanellën e Mohun Bagan për sulmuesin elbasanas.
Mohun renditet në vendin e dytë në kampionat me dy pikë më pak se kryesuesit e Odisha FC, por ka një ndeshje më pak.





