Një 24-vjeçar është arrestuar nga operacioni policor i koduar "Ndëshkimi i të fortëve" në qytetin e Fierit.  Nga burimet zyrtare mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Alban Urlateanu, banues në Patos, i cili lëvizte me armë në mjet.

Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij tip "Benz", iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe 2 fishekë.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.