Një skenë spektakolare e ngjashme me ato të filmave aksion ka ndodhur dje në mesditë në autostradën Tiranë-Durrës.

Në një video të publikuar nga “Jeta osh qef”, shfaqet një punonjës i policisë bashkiake së Tiranës, që nuk dihet pse ka ndërmarrë rolin e policit të Rendit dhe tenton të ndalojë një makinë. Por shoferi i saj jo vetëm që nuk pyet shumë për të, por në përpjekje për t’u larguar gati sa nuk e shtyp dhe më pas ia mbath me shpejtësi të madhe. Prapa saj vihet në ndjekje makina e policisë bashkiake, por ndjekja është fiks si ato që kemi parë nëpër filma. I “arratisuri” del nga rruga kryesore dhe ecën në mes të fushës me bar anës autostradës.

Shihni videon për më tepër: