19 nëntor 2015 – Policia ka bërë publike pamjet nga arrestimi i 26 personave në Tiranë, gjatë operacionit më të gjerë antidrogë të kryer vitet e fundit në Shqipëri.
Falë një pune të gjatë hetimore, është shkatërruar një ndër grupet më të strukturuara të shpërndarjes së narkotikëve, duke nisur nga organizatorët, koordinatorët dhe shpërndarësit e drogave të forta në rrugët e kryeqytetit.
Si rezultat i operacionit "Epilog" janë ndaluar, arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 35 persona, si anëtarë të një grupi kriminal të strukturuar në shitjen e heroinës dhe kokainës, por jo vetëm, në zonat më të frekuentuara të Tiranës.
/portali DurresLajm/





