Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për gjobëvënie.
Operacioni i koduar “Last Night” është ndërmarrë mbrëmjen e 15 marsit 2017 dhe janë arrestuar Altin Valisi, 21 vjeç, banues në Tiranë dhe Durim Dervishi, 19 vjeç, banues në Tiranë
“Pas një hetimi intensiv, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se shtetasit e lartë përmendur, kanë kërcënuar duke dërguar mesazhe telefonike, shtetasin P. Z., 55 vjeç, të cilit i kanë kërkuar në formë gjobe shumën monetare prej 10.000 euro”
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: – 1 armë automatike, tip AK-47 – 11 aparate telefonik celular të markave të ndryshme – 5 Karta SIM. Materialet Proceduriale iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 109/b/1-25 dhe 278 të Kodit Penal”, informon policia.





