Blutë e Durrësit kanë arrestuar 44-vjeçarin Altin Lekgegaj, i cili pasditen e sotme plagosi me armë zjarri 28-vjeçarin Liridon Rada, në Hamallaj.
Sipas policisë, autori ka qëlluar dy herë me pistoletë ndaj të riut, pas një konflikti për një vendparkim.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Forcat e policisë arritën të identifikojnë dhe më pas të kapin autorin, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajomal të Durrësit për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike.
Më pas do të paraqitet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.





