Policia e Modenas ka arrestuar një shqiptar. 46-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u kap gjatë një kontrolli të ushtruar në autostradë, teksa udhëtonte me automjetin e tij "Fiat Bravo". Atij iu gjet 1 kilogram kokainë.

Mësohet se droga ishte fshehur në gomën rezervë të makinës, shkruajnë mediet italiane.

Sipas policisë, kokaina ishte e llojit të pastër dhe kap vlerën e 200 mijë eurove. Karabinierët kanë sekuestruar drogën si dhe automjetin e shqiptarit.

46-vjeçari do të përballet me autoritetet lokale, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Videon e arrestimit mund ta shihni duke klikuar këtu.