(Tre të dyshuarit kryesorë)

Policia italiane është vënë në ndjekje të një Audi më ngjyrë të verdhë, i cili po terrorizon Italinë prej një jave.

Sipas asaj që raportojnë mediet e vendit fqinj, dyshohet se në këtë Audi me targa zvicerane, udhëtojnë 3 shqiptarë. Grupi grabit biznese dhe shtëpi, por deri më tani policia s’ka mundur t’i arrestojë. Shpejtësia me të cilën ata udhëtojnë shkon deri në 300 km në orë dhe për këtë policia nuk i ka ndalur dot.

Shqiptarët po shkaktojnë frikë edhe te drejtuesit e tjerë të mjeteve që qarkullojnë natën. Janë duke u zhvilluar kërkime masive në autostradat e ndryshme të veriut të Italisë.