Sukthi dhe Katundi i Ri janë të bllokuar e të pakalueshëm.
Gjatë gjithë ditës së sotme rruga lidhëse Shijak-Sallmone Sukth-Katund i Ri është e bllokuar. Uji në rrugë është mbi 1 metër, duke e bërë të pakalueshme si për këmbësorë ashtu dhe për makinat. Automjetet nisen e kthehen mbrapsht sërish. Erzeni ka shpërthyer si kurrë më parë për dekada të tëra.
Ora 22:00 e mbrëmjes ka shënuar edhe panikun më të madh te banorët e Sallmones në Durrës. Për 30 minuta, uji është ngritur në nivelin prej 1 metër, ndërsa banorët kanë kërkuar ndihmë duke dalë në rrugën nacionale.
Katastrofike konsiderohet situata nga banorët, ndërsa tërheqja e ujit është shumë e ngadaltë.
K.H.





