Mijëra shikues në Gjermani “ngrinë” të martën kur gazetarja Clara Pfefer u rrëzua gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Gazetarja kishte ftuar kristiandemokratin Zep Miller dhe po diskutonin situatën në vend sa i përket pandemisë.
Pfeffer, duke parë bashkëbiseduesin e saj, filloi t’i ngatërronte fjalët, më pas belbëzoi dhe i ra të fikët.
Duke reaguar menjëherë, regjisori i emisionit e ka kthyer kamerën te kolegu Daniel Schiller, i cili ndodhej në studion e lajmeve.
Pak më vonë, kryeredaktori i rrjetit gjerman shkroi në “Twitter” se Clara Pfeffer i ra të fikët dhe pasi mori kujdesin mjekësor, ajo është më mirë.





