Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Bashkisë Shijak, duke e akuzuar për djegie të mbetjeve urbane në natyrë, në fshatin Hardhishtë.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar këtë si një akt mafioz që përhap helme të rrezikshme dhe kërcënon drejtpërdrejt jetën e banorëve.
“Dënoj me forcë këtë akt mafioz të bashkisë, me të cilin kërcënon haptas shëndetin dhe jetën e banorëve të Hardhishtës”, shkruan ndër të tjera Berisha.
Postimi i plotë:
Bashkia Shijak grumbullon plehrat në fshatin Hardhishtë dhe i djeg në natyrë duke përhapur helme të rrezikshme dhe duke kërcënuar me zjarr të gjithë zonën. Dënoj me forcë këtë akt mafioz të bashkisë, me të cilin kërcënon haptas shëndetin dhe jetën e banorëve të Hardhishtës.





