Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar aksionin e Policisë Bashkiake në Tiranë, e cila sipas tij, i ka sekuestruar një qytetari të varfër tre arka të vogla me domate dhe lakra.
Ai shkruan mes të tjerash se ky qytetar lufton çdo ditë për bukën e gojës, ndërsa pohon se policia e komanduar nga Erion Veliaj e plaçkit duke i vënë madje edhe gjoba.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Berisha shkruan me ironi se “banditët me uniforme të lal plehut kapen “kriminelin”! miq, ky burre per kafshaten e gojes shiste tre arka te vogla me lakra dhe domate. ata i plaçkisin mallin dhe e gjobisin shume here me teper se vlera e tij. qytetare kalimtare i japin leket qe i mungonin per te paguar gjoben. sb”.





