Tensionet në Kuvend vazhdojnë, opozita ka bllokuar foltoren dhe nuk lejon vazhdimin e seancës normale. Teksa kamerat u nxorrën jashtë parlamentit gjatë pushimit, deputetët kanë hapur Facebook-live për të komunikuar me popullin sipas tyre.

Një ndër ta është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama. Ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka kërkuar të mos flasë, Berisha tha se Rama është njeriu që i ka bërë fyerjen më të madhe publike shqiptarëve. 

Berisha: Hapni Facebook-et të tërë të komunikojmë me popullin se i ka nxjerrë mediat jashtë. Gramoz nxirre jashtë që të vendoset ekuilibri këtu.

Ruçi: Lëri fjalët zoti Berisha.

Berisha: Nxirre jashtë njeriun që i ka bërë fyerjen publike më të madhe shqiptarëve që nga dita e themelimit të parlamentit deri sot. Nxirre jashtë njeriun që thotë vetëm trap, trap, trap. Nxirre jashtë njerun që urren Kukësin, siç urenin Nelën. Jashtë Ramën, kjo është fjala ime. Dil jashtë nga parlamenti o rrugaç. Trap.