Video e mëposhtme është bërë virale në rrjet këtë të mërkurë.

Pamjet vijnë nga Plazhi i Madh i Durrësit, ku kalimtarë kanë filmuar momentin kur një betoniere shihet duke shkarkuar në breg të detit.

Gjithçka që dihet deri më tani, janë ato çka vetë pamjet tregojnë, por kaq ka mjaftuar për të shkarkuar zemërim ndër përdoruesit e rrjeteve sociale, shumica e të cilëve e kanë cilësuar “skandaloze” ndotjen e vijës bregdetare.

Paçka se veshjet e qytetarëve lënë të kuptohet se video është realizuar në dimër, periudha e filmimit ende nuk është vërtetuar, pasi deri më tani asnjë institucion nuk ka reaguar.

Lexo edhe: