Një aksident me pasojë vdekjen e një 33-vjeçari ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën Tiranë-Durrës. Policia informon se viktimë ka mbetur shtetasi E.D., i cili ka dalë nga rruga me makinë dhe ka përfunduar në kanal siç mund të shihet edhe në pamjet më poshtë.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.