Revista amerikane "Billboard" ka renditur 100 videoklipet muzikore më të bukura të shekullit 21, me artistët që kanë thyer kufirin dixhital për kulturën pop.
"Bad romance" e Lady Gagës shpallet nga "Billboard" si video më e mirë muzikore e shekullit, sepse inauguroi një epokë të re muzikore, që sipas revistës tregoi se koncepti i një videoklipi mund të zgjerohet dhe mund të tregojë një histori, njëjtë si një film me metrazh të shkurtër.
Kënga e publikuar në 2009-ën shihet si kënga që u tregoi artistëve të tjerë të muzikës pop se mund të bëjnë më shumë në një kohë kur rëndësia e MTV është eklipsuar nga youtube, ndërsa shitjet e kopjeve fizike të albumeve janë zëvendësuar me publikimet në internet.
Në klasifikimin e "Billboard", në listën e 100 videove ndodhen edhe bigët e muzikës si Madonna, Bowwie, Kendrick Lamar, Taylor Swift e Christina Aguilera, por të gjithë jashtë dhjetëshes më të mirë.





