Një shofer i “AMAZON” u pushua nga puna pasi një video që tregonte një grua duke dalë nga dera e pasme e furgonit të tij, u bë virale në mediat sociale.

Videoja, e filmuar në korrik të vitit 2019 në një lagje rezidenciale në Florida, tregon shoferin duke e shtyrë ngadalë derën, ndërsa monitoron zonën para se gruaja të dalë.

Papritur, një grua bionde e veshur me një fustan të zi del fshehurazi nga dera dhe ecën rrugës sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Video u postua në TikTok një javë më parë dhe që atëherë ka marrë mbi 11.2 milionë shikime.

Komentuesit e shfrenuan fantazinë me komente.

Pakoja do të dorëzohet për 9 muaj. Faleminderit”, – ka shkruar njëri.

“Ai thjesht po i tregonte “pakon” e tij”, – thumbon një tjetër.

Ky është shërbimi i ri i Amazon nga dera e pasme!” – bën shaka një i tretë.

Edhe pse as shoferi dhe as gruaja nuk janë identifikuar publikisht, zëdhënësja e Amazon, Maria Boschetti zbuloi për “FoxNews” se punonjësi ishte pushuar nga puna.

Kjo nuk pasqyron standardet e larta që ne kemi për partnerët tanë që shërbejnë në dorëzim dhe drejtuesit e tyre.

Lejimi i pasagjerëve të paautorizuar të hyjnë në automjetet e dërgesës është një shkelje e politikës së Amazon dhe shoferi nuk po u dërgon më paketa klientëve të Amazon.” – tha ajo.

https://youtu.be/5-wfb558hZw