Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku shfaqet dhuna e pamëshirshme e një gruaje nga bashkëshorti dhe babi i tij në sy të fëmijës minoren.
Në video shihet ish-bashkëshorti kap fëmijën nga krahët e të ëmës, ndërsa ajo tenton të mbrohet.
Në një moment shihet teksa ndërhyn edhe vjehrri. Djali i vogël i çiftit qëndron vetëm teksa sheh nënën e tij në tokë dhe babain e tij duke e goditur me thikë.
Sipas mediave turke, gruaja e quajtur Meiza iu nënshtrua një operacioni në shpretkë, për shkak të goditjeve që mori me thikë nga ish-bashkëshorti i saj.
Autori, siç është regjistruar në video, kap fëmijën dhe zhduket. Ndërsa vjehrri mban të shtrirë me forcë gruan.
Ish-bashkëshorti u arrestua, ndërsa vjehrri – i cili mbante gruan ndërsa djali e godiste me thikë – është lënë i lirë.
⚠️ +18 ⚠️
— Solcu Gazete (@solcugazete) August 26, 2022
Yozgat’ta bir erkek, SOKAK ORTASINDA kucağında çocuğunu taşıyan eski eşini BIÇAKLADI…#BeyzaİçinAdalet pic.twitter.com/ojkiu9KXan





