26 nëntor 2015 – Fjalimin historik të deputetit të ndjerë Sokol Olldashi në Kuvend, pak përpara se të ai ndërronte jetë, e ka risjellë në vëmendje kolegu i tij demokrat dhe një nga miqtë e tij më të mirë, Igli Cara.
Në këtë valë diskutimesh për dekriminalizimin e parlamentit, deputeti i PD-së Cara ka postuar në faqen e tij në Facebook, këtë video të të ndjerit Sokol Olldashi, për të cilin Cara thotë se ai ishte i pari që ka kërkuar që në një parlament, s'mund të qëndrojnë bashkë poltikanë e kriminelë.
“Sokol Olldashi, 2 vjet më parë mbajti në parlament një fjalim historik, për nga reflektimi i thellë dhe vizioni për një Shqipëri ndryshe.
‘Në këtë sallë nuk mund të qëndrojnë politikanë e kriminelë bashkë’…. ishin disa nga fjalët e tij.
U deshën dy vjet që politika shqiptare ta kapërcente sikletin me veten. Le të jetë votimi i ligjit kundër dekriminalizimit, fillimi i pastrimit të politikës…”, shkruan Cara.
/portali DurresLajm/