Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku Eric Adams ka ngritur flamurin shqiptar, në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Videoja nga ceremonia është postuar nga Adams, ku bashkëngjitur shkruan: “Bashkohuni me mua dhe komunitetin tonë krenar shqiptar në Nju Jork, teksa ngremë flamurin e tyre përkrah tonën!”. Ndërkohë në faqen zyrtare të bashkisë së New York, shkruhet se ceremonia nxori në pah vlerësimin për diversitetin e qytetin që investon për të ardhmen e tij.
Video e postuar nga kryebashkiaku i New Yorkut:
I pranishëm gjatë këtij eventi ishte dhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati. Ai po ashtu ka ndarë pamje nga ceremonia, ku të ftuar ishin dhe personalitete si Imam Tahir Kukaj, Mark Gjonaj, Emina Çunmulaj, Fadil Berisha dhe Suela Janina. Bushati shkruan festat e Nëntorit janë një moment krenarie për çdo shqiptar, duke na kujtuar historinë dhe sakrificat tona për liri.
POSTIMI I PLOTË I ERVIN BUSHATIT:
Ngritja e flamurit me Eric Adams, kryetarin e Bashkisë së NYC, #WallStreet, në mes të ‘kryeqytetit’ të botës.
Festat e Nëntorit janë një moment krenarie për çdo shqiptar, duke na kujtuar historinë dhe sakrificat tona për liri.
Në këtë frymë, festuam #bashkë me komunitetin shqiptar në #USA & me personalitete si Imam Tahir Kukaj, Mark Gjonaj, Emina Çunmulaj, Fadil Berisha dhe Suela Janina, të cilët janë ambasadorë të shkëlqyer të kombit tonë.
Shqiptarët vazhdojnë të lartësojnë emrin dhe trashëgiminë tonë kombëtare, duke na bërë #krenar kudo ku ndodhen!