Një shqiptar i cili po udhëtonte me një ngarkesë droge me vete, është ndaluar rastësisht nga policia. Krenar Neziraj, 49 vjeç nga Vlora banues në Vittoria, u arrestua pasi po transportonte 35 kile hashash.

Korrieri shqiptar i drogës u ndalua për një kontroll të makinës së tij, "Fiat Croma", dhe në momentin e parë u përpoq të largohej, çka solli ndërhyrjen e skuadrës së lëvizshme.

Kontrolli i makinës zbuloi një hapësirë të modifikuar, në të cilën ishin fshehur 34 pako hashashi me peshë mbi një kile. E ndarë në doza, droga do të vlente 350 mijë euro.

Ndërkaq bëhet e ditur se Neziraj, me leje qëndrimi të rregullt në Itali, nuk ka pasur precedentë penalë.