Një tjetër video me përmbajtje skandaloze është publikuar nga Maqedonia e Verit, konretisht në qendër të Prilepit shihet duke u djegur dhe shkelur me makinë flamuri shqiptar.

Lidhur me këtë gjest, partia shqiptare në opozitë, BDI kërkon që menjëherë të merren masa të njëjta, sipas tyre, si në rastin e shqiptarëve të arrestuar se shkarravitën flamurin maqedonas.

Videoja e djegies së flamurit, pason disa pamje të tjera ku shihet një polic i Maqedonisë së Veriut që hipën mbi furgonin e policisë për të hequr flamurin shqiptar nga shtylla.