Disa orë pas grabitjes së ndodhur në dy pika karburanti në qytetin e Sarandës, janë publikuar edhe pamjet.

Ngjarjet kanë ndodhur rreth orës 06:00 dhe 06:30, ku sipas policisë, dy persona të maskuar kanë shkuar pranë dy pikave të karburantit në lagjen Numër 1 të qytetit, dhe nën kërcëniin e armëve kanë grabitur xhiron ditore.

Në pamjet e publikuara, dy grabitësit shfaqen teksa kërcënojnë me armë punonjësin e pikës së karburantit.