Kanë dalë pamjet nga incidenti i ndodhur në Qendrën e Numërimit të votave në Kashar, ku një vëzhgues i Ornaldo Rakipit godet me grusht kryetarin e KZAZ-së.
Në video shihet qartë momenti kur pas një debati verbal, vëzhguesi e godet fizikisht kryetarin e komisionit, ndërsa të pranishmit tentojnë të ndërhyjnë për të qetësuar situatën. Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të procesit të numërimit.





