Ditën e djeshme, kryeministri Rama dhe aleati i tij në qeveri, Ilir Meta patën një darkë pune që zgjati thuajse 4 orë, 4 vjet pas marrëveshjes së 1 prillit.

Është folur shumë për këtë darkë të konsumuar te “Pazari i Ri”, por ka edhe detaje që kanë shpëtuar. Në këtë video shihet një prej truprojave që sjell dy shishe vere për darkën e dy aleatëve, që shoqëroheshin nga Veliaj dhe Vasili.

Por dy shishet e verës u larguan nga restoranti ashtu sikurse erdhën, shkruan “Panorama”. Duket se darkuesit nuk e kanë pëlqyer verën, ose nuk kanë dashur ta teprojnë me pijen.