E paimagjinueshme është tragjedia që ndodhi në një dasmë në qytetin Nineveh të Irakut, kur vendi mori flakë nga fishekzjarrët , ku numri i fundit flet për 114 të vdekur dhe 150 të plagosur.
Ky version duket se mbështetet nga një video e postuar në rrjetet sociale që tregon një llambadar duke marrë flakë.
Për momentin është e paqartë nëse mes të vdekurve apo të plagosurve është edhe çifti.
Dëshmitarët okularë thanë se zjarri shpërtheu në ndërtesë rreth orës 22:40 (me orën Irak) të martën mbrëma dhe se kishte qindra të ftuar në dasmë. Siç raporton Associated Press, mes viktimave ka edhe fëmijë.
Shumica e të plagosurve ose kanë djegie ose kanë probleme me frymëmarrjen nga tymi, ndërsa raportohet edhe për viktima të shkelura.
New video shows moment fire breaks out at wedding in Iraq, killing at least 114 people. Death toll expected to rise pic.twitter.com/IK0yEZDkEO
— BNO News (@BNONews) September 27, 2023