Teksa ka postuar një video në Facebook, deputeti i PD-së Gent Strazimiri, ka akuzuar kryeministrin Rama se sot ka dhunuar parlamentarizmin duke futur në sallë badigardët e tij të armatosur përballë opozitës.
Një gjë të tillë sipas Strazimirit, nuk e ka shkelur kurrë më parë asnjë kryeministër.
STATUSI I PLOTË
Dhunohet me armë Kuvendi i Shqpërisë!
Pasi dhunoi me oratori fekale popullin,
sot në Sallën e Seancave Plenare, Edvin Rama dhunoi parlamentarizmin duke futur në sallë bodyguardët e tij të armatosur përballë opozitës!!!
KURRË asnjë Kryeministër më parë, sado frikë të ketë patur nuk e ka shkelur këtë kanun të parlamentarizmit!
Gramoz Ruçi është përgjegjës dhe bashkëfajtor në këtë skenar të fëlliqur model "shtator '97"!





