Një ngjarje mjaft e çuditshme është bërë virale në rrjetet sociale, teksa dhëndri shfaqet në dasmën e tij me arkivol.
Ai vendosi të befasojë të pranishmit me veprimin e tij dhe për të ilustruar më mirë thënien “derisa vdekja të na ndajë” ai ndërmorri këtë veprim të guximshëm.
Arkivoli mbahej nga shokët e tij dhe momenti u filmua nga të pranishmit dhe u shpërnda në Tik Tok.
dhëndër ka tejkaluar çdo imagjinatë me atë që bëri në dasmën e tij. Ai vendosi t’i jepte një tjetër dimension shprehjes “derisa vdekja të na ndajë” dhe mbërriti në dasmë me arkivol ndërsa miqtë e tij që e mbanin. Ideja u filmua nga një i ftuar përpara se të postohej në TikTok, ku u bë virale.
Ndërkohë reagimet pas këtij veprimi kanë qenë të shumta në rrjetet sociale.
“A është funeral? Jo, kështu vendosi miku im të ngjitej në shkallët e kishës”, shkruhej krahas videos që ka marrë 8 milionë shikime. Megjithatë, njerëzit mbetën të shokuar nga ajo që panë.
“Unë do ta anuloja martesën”, shkroi një përdorues.





