Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka rrëfyer se është diagnostikuar me kancer dhe po i nënshtrohet kimioterapisë.
Kështu u shpreh ajo në një video-mesazh të publikuar të premten, dy muaj pasi iu nënshtrua një operacioni “të madh” në bark.
Lloji i kancerit nuk është bërë i ditur.
Ajo filloi kimioterapinë në fund të shkurtit dhe njoftimi vjen pasi vjehrri i saj, Mbreti Charles, gjithashtu i nënshtrohet trajtimit të kancerit.
“Kjo sigurisht që erdhi si një tronditje e madhe, dhe William dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta përpunuar dhe menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë të re,” tha Kate, 42 vjeç.
Kanceri u zbulua në testet post-operative pas operacionit të saj abdominal në mes të janarit , tha Kate.
A message from Catherine, The Princess of Wales pic.twitter.com/5LQT1qGarK
— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) March 22, 2024