Taulant Seferi shkëlqen në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe duke shënuar një dygolësh në fitoren që ekipi i tij Baniyas arriti 4-2 përballë Hatta, për llogari të javës së 21-të.

Seferi shënoi 2 golat e parë të ndeshjes dhe asistoi në 2 të tjerët.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 46’ të pjesës së parë dhe 51’ të fraksionit të dytë, ndërsa asistimet i dhuroi në minutën e 65’ dhe 69’.

Me këtë dopietë, Seferi shkon në kuotën e 10 golave, ndërsa ka dhënë edhe tri asiste.