Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 5.5 ballë janë raportuar mëngjesin e sotëm në Adana të Turqisë.

Mediat vendase shkruajnë se nga lëkundjet nuk ka patur të lënduar, ndërsa qytetarët e frikësuar kanë lënë banesat dhe bizneset e tyre dhe kanë dalë në rrugë. 

Në rrjetet sociale janë postuar disa pamje që tregojnë reagimet e qytetarëve menjëherë pas lëkundjeve të tërmetit.