Dy urithë meshkuj kanë zhvilluar një dyluftim në mes të rrugës në Kinë.
Boksierët me qime thuhet se u ndeshën mbi një urith femër, e cila e shihte duelin në anë të rrugës, ndoshta duke pritur se kush do të ishte fituesi. Video (kliko këtu) tregon dy 'luftëtarët' që qëllojnë njëri-tjetrin me shuplaka e grushta ndërsa qëndrojnë me këmbët e prapme.
Duke zbuluar dhëmbët, ata shihen duke shtyrë e goditur njëri-tjetrin me anë të demostrimit të teknikave të përsosura. Por nga ky duel nuk u kuptua se kush ishte kampioni sepse urithët ndaluan duelin dhe u zhdukën.





