Pas vëmëndjes së bujshme mediatike e cila u bë virale për stilin e saj të jetesës dhe videove që postonte në instagram, gjyqtarja Enkeleda Kapedani ka qenë në qëndër të vëmendjes këto ditë.

Të shumta kanë qenë reagimet e mijra personave lidhur me këtë video, por nuk ka munguar dhe reagimi i reperit të njohur Don Xhon. Përmes një statusi në rrjetet sociale ai ka publikuar një viedo të gjyqtares,  shoqëruar me një emoji që mendohet. Më pas reperi ka publikuar një video të tij dhe përkrah saj ka shkruar:

“Gjej dikë më të fuqishëm se unë… po pres”.

Videot e Enkeleda Kapedanit u shpërndanë gjithëandej në rrjete sociale, Inspektori i Lartë i Drejtësisë urdhëroi nisjen e një hetimi disiplinor për kryegjyqtaren në detyrë, e cila do të vijojë të firmosë vendime në emër të Republikës, derisa ky hetim të përfundojë.