30 qershor 2015 – Kjo video është hedhur në You Tube, e cila tregon momentet e para të sulmit terrorist të së premtes në Soussë të Tunizisë, ku mbetën të vrarë 39 persona.
Videoja besohet se është bërë nga një turist dhe është e gjatë rreth 11 minuta, por publike janë bërë 50 sekondat e para të sulmit.
Seifedin Rezgui, studenti 23-vjeçar ishte autori i sulmit tragjik, i cili duket në video duke vrapuar me armën në dorë drejt turistëve, ku më pas i ekzekuton ata në mënyrë të pamëshirshme.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/