Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me një video të një mësuesi, e cila kishte përmbajtje erotike Prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet.

Mësohet se Fatmir Dervina është shoqëruar ne policinë e Krujës dhe po pyetet ne lidhje me videon perverse që qarkullon në rrjetet sociale.

“Po punojnë specialistët për krimet në Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit. Aktualisht mësuesi ndodhet në komisariat dhe po pyetet për videon perverse. Ai nuk ka pranuar të ketë bërë ndonjë akt të tillë, duke pretenduar se është video e sajuar për t’i prishur imazhin”, sqaruan burime nga grupi i hetimit i ngritur për të hetuar këtë denoncim.

Nëse video do të rezultojë e vërtetë, pritet që ndaj mësuesit të merren masa ndëshkimore nga ana e Drejtorisë Arsimore Rajonale Durrës.