Një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën në Indi, kur një qen që ra nga kati i 5-të i një pallati mbi të.

Një kamera sigurie ka kapur ngjarjen e paimagjinueshme që ka ndodhur në qytetin e Thanës, teksa vogëlushja po ecte me nënën e saj në një rrugë të ngushtë. Kur nëna e vajzës kuptoi se çfarë kishte ndodhur, u përpoq të ndihmonte fëmijën e saj, por pa rezultat.

Edhe pse 4-vjeçarja u dërgua në spital, mjekët nuk mundën të bënin më shumë sesa të shpallnin vdekjen e saj. Qeni i bardhë pas goditjes te fëmija u ngrit në këmbë, por nuk dihet nëse ka mbijetuar më pas.

Ajo që mbetet e paqartë është se si qeni ka rënë nga kati i 5-të i pallatit, nëse ka kërcyer vetë apo dikush e ka hedhur.

Sipas nënës së vajzës, e cila foli për Times of India, policia që po heton ngjarjen nuk sheh asnjë aktivitet kriminal.