Ermal Mamaqi mban fjalën e dhënë, do t’i bëjë dasmën të mjerit më të famshëm në Shqipëri, Ard Daullxhiut nga Durrësi.

Vetëm pak orë më parë pasi aktori i njohur Bes Kallaku ka postuar një video në rrjete sociale, ku së bashku me Ilir Metën e Ard Daullxhiun i bënin thirrje Ermal Mamaqit që t’i zhvillonte ceremoninë e martesës Ardit, të cilën ia kishte premtuar më parë, në Durrës ka plasur ahengu.

Pasi Ermali ktheu përgjigje pozitive, Besi, Ardi dhe presidenti i sapozgjedhur Ilir Meta kanë nisur menjëherë festimet. Me ta në valle shfaqet edhe ministri i Mjedisit Lefter Koka, si dhe disa kandidatë për deputetë të LSI-së për Durrësin.

Të gjithë janë ngritur në këmbë dhe kanë kërcyer këngën “Gëzuar Baftjar” të Bes Kallakut.

Shijojini këto pamje, pasi ndodh rrallë që të shohësh në një valle së bashku, presidentin e ardhshëm të vendit, një nga politikanët më në zë të Durrësit, një aktor humori dhe të mjerin më të famshëm… Duket që edhe ata e kanë shijuar më së shumti, dhe janë bërë njësh me njerëzit e thjeshtë të cilët gëzojnë e argëtohen kur luhet muzikë popullore shqiptare…