Një ndeshje e ligës së dytë në Rumani është shndërruar në një situatë kaotike dhe të pazakontë, pasi lojtarët e të dy skuadrave u detyruan të shtyjnë një ambulancë që kishte ngecur në fushë, pas një dëmtimi të rëndë të një futbollisti.
Ngjarja ndodhi gjatë përballjes mes FC Bihor Oradea dhe FC Voluntari, kur futbollisti i Oradeas, Răzvan Gînje, ndërhyri ashpër ndaj kundërshtarit Alexandru Git, i cili mbeti i shtrirë në fushë me dhimbje të forta.
Sipas raportimeve, lojtari i Voluntarit dyshohet se ka pësuar frakturë të rëndë në tibie dhe fibulë, duke e nxjerrë nga loja për një periudhë të gjatë.
Situata u përkeqësua më tej kur ambulanca që hyri në fushë për të transportuar të dëmtuarin u bllokua për shkak të terrenit të rënduar nga shiu dhe fushës së përmbytur. Në pamundësi për të lëvizur, lojtarët dhe stafet e të dy skuadrave u detyruan të shtyjnë mjetin e emergjencës deri sa ai të dilte nga fusha.
Pas disa minutash kaotike, ambulanca arriti të largohej dhe futbollisti u dërgua në spital për trajtim të specializuar.
An ambulance enters the pitch during heavy rain in Romaniapic.twitter.com/bRq1OFqXsC
— Troll Football (@TrollFootball) April 30, 2026





