Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit.
Burime bëjnë të ditur se një burrë ka dhunuar bashkëshorten në sy të dy fëmijëve binjak.
Ngjarja është regjistruar në rrugicën pas stacionit të trenit.
Siç duket edhe nga pamjet e filmuara për “Durrëslajm” nga operatori Denis Simaku, i menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë, të cilët kanë arrestuar në flagrancë agresorin.
Gruaja nga ana tjetër është dërguar në spitalin e qytetit bregdetar, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Kliko KËTU për të parë videon.





