Një incident me thikë në një transmetim live ka ndodhur në zonën e Sydneyt në Australi, vetëm 24 orë pas sulmit fatal në një qendër tregtare, që la së paku 6 persona të vdekur.
Sulmi ka ndodhur, teksa një prift ishte duke predikuar në kishën ‘The Good Shepherd’ dhe pranë tij shkoi një agresor me thikë, që e qëlloi.
Besimtarët që ndodheshin në kishë në atë moment kanë shkuar menjëherë të ndihmojnë priftin. Nga incidenti së paku 4 persona raportohet se janë plagosur. Agresori u arrestua, ndërsa prifti është jashtë rrezikut për jetën.
Prifti që u qëllua me thikë quhet Mari Emmanuel dhe kishte impakt në publik, pasi ndiqej nga shumë persona në rrjetet sociale. Ai fitoi famë edhe gjatë kohës së pandemisë, kur predikonte se bllokimi i Sydneit është “skllavëri moderne”, duke shtuar se vaksinat janë të kota, pasi jeta “normale” rrit imunitetin.